12 persona të rinj u me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 186 të infektuar.
Dy persona humbën jetën duke e çuar në 8 numrin e personave: një e moshuar 85-vjeçare nga Tirana dhe një 66-vjeçar nga Fieri. Të dy kishin probleme kronike shëndetësore
Në informimin e përditshëm, të enjten paradite, Albana Fico njoftoi se harta e personave të prekurve është zgjeruar gjatë 24 orëve të fundit në Pukë me dy persona të prekur.
Në 24 orët e fundit janë testuar 102 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 1246 persona, ku:
– 186 persona janë të prekur nga koronavirusi,
– 31 janë shëruar,
– 8 kanë vdekur,
– 77 persona janë të shtruar në spital,
– 5 prej tyre janë në terapi intensive, 2 prej të cilëve janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.
Pacientët e shëruar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.
Përhapja e koronavirusit deri më 25 mars është sipas këtyre zonave:
— Në Tiranë: 107 persona; tre prej të cilëve kanë ndërruar jetë;
— Në Durrës: 11 persona, përfshi një të moshuar që ndërroi jetë;
— Në Fier: 20 persona, dy prej të cilëve ndërruan jetë;
— Në Lushnje: 4 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Elbasan: 5 persona;
— Në Rrogozhinë: 2 persona;
— Në Kavajë: 4 persona, një prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Korçë: 12 persona;
— Në Vlorë: 5 persona;
— Në Shkodër: 4 person;
— Në Lezhë: 4 person;
— Në Has: 2 persona;
— Në Berat: 1 person.
— Në Krujë: 1 person.
— Në Tropojë: 2 persona
— Në Pukë: 2 persona.
Deri tani, të gjithë personat e prekur kanë pasur kontakte me pacientët e mëparshëm ose kanë pasur histori udhëtimi në Itali.