Kryetari i Punëve të Jashtme të Kongresit dënon qeverinë Tramp për presion ndaj Kosovës në favor të Serbisë

Nga Exit News
Kryetari i Punëve të Jashtme të Kongresit dënon qeverinë Tramp për presion ndaj Kosovës në favor të Serbisë

Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Kongresit amerikan, Eliot Engel bëri të premten një deklaratë kritike ndaj politikës së administratës Tramp ndaj Kosovës, veçanërisht dorës së fortë të përdorur për të detyruar qeverinë Kurti të heqë tarifat ndaj Serbisë.

Ai i quajti qasjen prej të forti të SHBA-be në Kosovë si një “akti bullizm” dhe shprehet se qeveria amerikane duhet të punonte me qeverinë kosovare për të gjetur një zgjidhje. Engel pajtohet që tarifat dëmtojnë popullin e Kosovës dhe duhet të hiqen, por ai shprehet se tarifat janë një mjet legjitim i një vendi sovran.

Engels është krejtësisht kritik me faktin që Administrata Tramp ka një qasje të njëanshme në çështjen e Kosovës dhe Serbisë, duke i bërë presion vetëm Kosovës duke favorizuar Serbinë, e cila madje është aleate e Rusisë:

“Presioni që i është imponuar Prishtinës për tarifat e saj është i pabalancuar. Diplomatët serbë po lobojnë për mosnjohjen e Kosovës, Serbia po thellon marrëdhëniet me Moskën dhe po blen sasi të konsiderueshme të armëve ruse.  Shteti amerikan as nuk  ka imponuar sanksione, as nuk e ka ndaluar Serbinë për t’i dhënë fund përpjekjeve të saj për mosnjohje”.

Engles i referohet ligjit për Ligjit të vitit 2017 për Kundërveprimin ndaj Ndikimit Rus në Evropë dhe Euroazi, i cili i jep mundësi administratës të vendosë sanksione mbi ata që blejnë armë.

Engels ka dënuar gjithashtu faktin se SHBA-të shtynë Kosovën në një krizë politike në kulmin e rrezikut nga koronavirus:

“Në vend që të linte qeverinë e re të përballet me  pandeminë  në vend, SHBA-të kontribuoi në një krizë politike në Prishtinë mbi tarifat për Serbinë.”

Në fund Engles i ka bërë thirrje administratës të heqë ndalimin e ndihmës së Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit për Kosovën pasi ndalimi i saj bie ndesh me qëllimet e programit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>