Në 24 orët e fundit në Shqipëri u diagnostikuan 15 persona të tjerë me koronavirus, ndërsa 7 pacientë u shëruan, prej të cilëve dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 212 persona. Prej tyre, 10 kanë humbur jetën, 76 janë të shtruar në spital, 6 prej tyre në terapi intensive dhe 4 në frymëmarrje të drejtuar.
Në 24 orët e fundit janë testuar 111 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 1436 persona.
Në informimin e përditshëm, të shtunën paradite, zëvendësministrja Rakacolli njoftoi se harta e personave të prekurve është zgjeruar gjatë 24 orëve të fundit në Mirditë me një person të prekur:
— Në Tiranë: 121 persona; 5 prej të cilëve kanë ndërruar jetë;
— Në Durrës: 12 persona, përfshirë 1 të moshuar që ndërroi jetë;
— Në Fier: 22 persona, 1 prej të cilëve nderroi jetë;
— Në Lushnje: 4 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Elbasan: 5 persona;
— Në Rrogozhinë: 2 persona;
— Në Kavajë: 4 persona, 1 prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Korçë: 12 persona;
— Në Vlorë: 5 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Shkodër: 5 person;
— Në Lezhë: 5 person;
— Në Has: 2 persona;
— Në Berat: 1 person.
— Në Krujë: 5 person.
— Në Tropojë: 3 persona
— Në Pukë: 3 persona
— Në Mirditë: 1 person.