Deputetët e PE: Heqja e tarifës sinjal politik, BE të heqë vizat me Kosovën

Nga Exit News
Deputetët e PE: Heqja e tarifës sinjal politik, BE të heqë vizat me Kosovën

Heqja e tarifave për mallrat serbe është një sinjal i rëndësishëm për bashkëpunim politik, dhe BE duhet të heqë sa më parë vizat për Kosovën, kanë deklaruar dy deputetë të Parlamentit Evropian.

Raportuesja e PE-së për Kosovën, Viola Von Cramon-Taubadel, dhe Kryetari i Delegacionit për marrëdhëniet me Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën, Romeo Franz, të dy gjermanë dhe në grupin parlamentar të të Gjelbërve/Aleancës së Lirë Evropiane, publikuan deklarata në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Kosovë mes krizës së koronavirusit.

Deputetja Viola Von Cramon-Taubadel tha: “Ne jemi shumë të gëzuar për vendimin e marrë nga qeveria e përkohshme e Kosovës për të hequr tarifat 100 për qind. Ky është një sinjal shumë i rëndësishëm për bashkëpunimin politik në rajon dhe një hap thelbësor, i cili shpresojmë se do të çojë në rifillimin e dialogut të ndërmjetësur nga BE, në mënyrë që marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës të mund të normalizohen.”

Deputeti Romeo Franz tha: “Kemi besim se vendet anëtare të BE-së do të përmbushin premtimin e tyre për të vendosur liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë sa më shpejt të jetë e mundur, pavarësisht nga kriza aktuale politike. Kjo mund të jetë një shenjë e rëndësishme e solidaritetit, veçanërisht për të rinjtë e Kosovës dhe për angazhimin e vendit për të ardhmen e tij evropiane.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>