FMN, 174 milionë euro hua Shqipërisë për dëmet nga Covid-19

Nga Exit News
FMN, 174 milionë euro hua Shqipërisë për dëmet nga Covid-19

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka miratuar dhënien e një huaje prej 174 milionë eurosh për Shqipërinë, për të përballuar nevojat urgjente të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Huaja është miratuar nga Bordi Ekzekutiv i FMN-në si pjesë e Instrumentit të Shpejtë të Financimit (RFI). Kjo do të thotë se huaja do të disbursohet menjeherë.

Ajo do të përdoret për të zvogëluar tkurrjen ekonomike që parashikohet për vitin 2020.

njoftimin e FMN-së për huanë, theksohet se si pasojë e dëmeve të tërmeteve dhe pandemisë, aktiviteti ekonomik në vend ka hasur vështirësi të shumta. Ai mund të pësojë tkurrje domethënëse në vitin 2020, për t’u ndjekur nga një rimëkëmbje e pjesshme në vitin 2021.

FMN shkruan se huaja duhet të përdoret kryesisht për të forcuar sistemin shëndetësor dhe zbutur efektet e krizës për ato sektorë dhe familje që janë prekur më shumë.

Huaja, si pjesë e ISHF-së, mund të përdoret për mbulimin e bilancit të pagesave, pa pasur nevojë për një program ekonomik apo rishikime të buxhetit.

Tao Zhang, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm dhe kryetari në detyrë i FMN-së, përshëndeti qeverinë shqiptare për shpejtësinë me të cilën ka marrë masa për të parandalur përhapjen e virusit dhe Bankën e Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit.

Ai theksoi se në këto momente është thelbësore që të sigurohen shpenzime të mjaftueshme për kujdesin shëndetësor dhe mbështetje për qytetarët dhe bizneset që janë dëmtuar nga pandemia Covid-19.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>