Deri më 11 prill, në Shqipëri janë 433 persona të prekur nga Covid-19. 23 prej tyre ose 5,5 për qind kanë vdekur, ndërsa 197 ose 45,5 për qind janë shëruar.
Krahasuar me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria është mes tre vendeve me më pak të infektuar.
Shqipëria ka më shumë të infektuar se Kosova, 250 të infektuar, dhe Mali i Zi, 262 të infektuar. Kujtojmë se Kosova dhe Mali i Zi ishin dy shtetet e fundit në Europë për gjetjen e rastit të parë me Covid-19.
Por Shqipëria ka normën më të lartë të vdekshmërisë krahasuar me vendet e rajonit, 5,3 për qind e të prekurve.
Kjo normë në rajon është nga 0,8 për qind deri në 4,6 për qind. Ndërsa në Europë, shtete si Gjermania e Turqia, me qindra mijëra të infektuar kanë normë vdekshëmrie 2.1-2.2 për qind.
Ndërsa Italia dhe Spanja, vendet e BE-së më të prekura nga Covid-19, kanë një normë vdekshëmërie 10,2 – 12,8 për qind.
Por Shqipëria ka përqindjen më të lartë në rajon dhe ndër më të lartat në Europë të të shëruarve: 45,5 për qind.
Në rajon, kjo për qindje shkon nga 1,9 deri në 20,8 për qind.
Ndërsa Gjermania ka përqindjen më të lartë të të shëruarve në Europë, me 63,5 për qind.