Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka refuzuar të mbajë qendrim në lidhje me paketën antikushtetuese të Kodit Penal, të cilat përmbajnë dënime shumë të ashpra për shkelësit e karantinës.
Ai u pyet direkt nga gazetarja Sonila Meço, të hënën në mbrëmje se çfarë mendimi ka për këtë paketë, por ju shmang krejtësisht përgjigjes.
Basha pretendoi se nuk është i sigurt se çfarë do miratohet në seancë, duke u justifikuar se Rama ndërron shpesh mendje, edhe pse përmbajtja e propozimeve të qeverisë është publike dhe është debatuar gjërësisht në publik.
“Njerëzit të dinë me transparencë se çfarë ndodh, kjo vlen sipër paketën financiare, testimet edhe për ndryshimet që do ti bëhen legjislacionit”, tha Zoti Basha.