PD, qeveria përgjegjëse e infektimit të 67 grave në fasonet e Krujës dhe Laçit

Nga Exit News
PD, qeveria përgjegjëse e infektimit të 67 grave në fasonet e Krujës dhe Laçit

Partia Demokratike kërkoi sërish të martën mbylljen e fasonerive dhe përfshirjen e punonjësve të tyre në paketat e ndihmës ekonomike, pasi vazhdimi i aktivitetit po kthehet në rrezik serioz të përhapjes së koronavirusit.

Ish-deputetet e PD-së Albana Vokshi dhe Oriola Pampuri denoncuan nga Kruja faktin se në ditët e fundit 67 gra dhe vajza janë infektuar me Covid-19 në fasonet e Krujës dhe Laçit.

“Shëndeti i grave dhe i vajzave duhet të jetë prioritet i qeverisë. Ato nuk janë mish për top që të përdoren si statistika kur duhen politikisht, janë nëna fëmijësh që për shkak të vendimeve të gabuara të qeverisë, tashmë po infektojnë edhe fëmijët e tyre.”

Opozita ka kërkuar prej 5 javësh mbylljen e fasonëve me argumentin se mjediset e punës me shumë punonjës favorizojnë përhapjen e virusit.

Mirëpo kjo kërkesë nuk është marrë në konsideratë nga qeveria.

Vetëm në Krujë janë 20 biznese fasone, në të cilat punojnë rreth 5 mijë gra e vajza. Opozita thekson se nëse nuk veprohet më shpejt, situata mund të përshkallëzojë më keq.

Të martën autoritetet shëndetësore raportuan 25 të infektuar të tjerë duke e çuar totalin në 609 persona me Covid-19, prej të cilëve 345 janë shëruar dhe 26 kanë vdekur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>