Rreth 900 kilogramë drogë që vinte nga Shqipëria, ndër të cilat 640 kilogramë marijuanë dhe 250 kokainë u kapën në portin e Barit.
Policia e Barit arrestoi dy vëllezër italianë. Droga dyshohet se ishte e destinuar për tregun europian.
Sipas policisë vlera e saj në treg kap vlerën deri në 10 milionë euro. Policia italiane po punon për zbulimin e gjithë rrjetet të trafikimit të drogës, ndërkohë që dy të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.