Fqinji vret fqinjin në Vlorë, debatuan për pronat

Nga Exit News
Fqinji vret fqinjin në Vlorë, debatuan për pronat

Në Vlorë, një 61-vjeçar B.M është vrarë me sende të forta nga fqinji i tij, pas në debati për çështje pronësie.

Autori, me inicialet J.L është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim.

Prej së premtes, 23 prill, Shqipëria është tronditur nga 13 vrasje, vetëvrasje apo plagosje.

Më 28 prill, dy të rinj plagosën një moshatar tjetër me thikë në Tiranë, ndërsa një punonjës i burgut të sigurisë së lartë në Peqin u plagos me armë zjarri.

Katër persona u vranë në rrethinat e Lezhës dhe Durrësit, ndërsa 2 të tjerë u vetëvranë në Elbasan dhe Përrenjas.

Të premten, 23 prill, katër ngjarje të rënda u regjistruan edhe në Korçë, Elbasan e Laç, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën.

Ngjarjet nuk kishin lidhje me njëra tjetrën, por ndodhën në një kohë kur këtë javë nisi dhe lehtësimi i masave kufizuese.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>