Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të ketë koalicion me LSI-në, për zgjedhjet e 2021. Në konferencën e sotme për shtyp, ai tha se:
“Në politikë kurrë mos thuaj kurrë. Por nuk shoh një koalicion me partisë e Presidentit sepse konteksti i sotëm, degradimi i vazhdueshëm i assaj force politike dhe detyrimet tona programore ashtu si dhe bindja jonë që është e mjaftueshme të flasë puna dhe falë punës një aleancë me popullin na e bëjnë krejtësisht pa interes këtë perspektivë. E përjashtoj”.