Rony Roller, cirku i famshëm që u bllokua në Itali nga koronavirusi

Nga Exit News
Rony Roller, cirku i famshëm që u bllokua në Itali nga koronavirusi

Një nga cirqet italiane më të famshme italiane është bllokuar në një fushë jashtë Romës për shkak të pandemisë.

Artistët e cirku “Rony Rollers” në pronësi të një prej familjeve më të famshme të cirkut në Itali, në fakt kanë zgjedhur me dëshirë të qendrojnë nëpër tenda, dhe të mos largohen nga njëri-tjetri.

Dhe, pavarësisht lehtësismit të lëvizjes në Itali duke nisur nga fillimi i majit, artistët kanë vendosur të rrinë të gjithë bashkë dhe të fillojnë përgatitjet për sezonin e dimrit, gjithmonë nëse do tja lejojë koronavirusi.

Qeveria italiane nuk ka nxjerr një vendim të posaçëm për cirqet, por ka vendosur pezullimin e çdo aktiviteti kulturor deri në 15 qershor.

Edhe kur të lejohen, spektatorët do të duhet të ulen në distancë 1 metër nga njëri-tjetri dhe jo më shumë se 1000 persona në vendet e hapura dhe jo më shumë se 200 persona në vendet e mbyllura, si për shembull në një tend të madhe si ajo e cirkut.

Këto masa ndaluese kanë bërë që të gjitha kompanitë e cirqeve të ndeshen edhe me vështirësi të mëdha ekonomike.

Shoqata italiane e cirqeve përfaqëson më shumë se 20 mijë punonjës dhe ka kërkuar 10 milionë euro fonde nga Ministria e Kulturës, ndërsa pronarët e cirqeve kanë kërkuar pezullimin e taksave dhe lejimin e punonjësve në skemat e mbështetjes financiare.

Për dekada të tëra mbërritja e cirkut në Itali ka qënë një ngjarje e madhe por tani çdo gjë është venitur.

 

Botuar në New York Times / Përshtatur nga Exit News

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>