Të dielën Gjykata e Posaçme Antikorrupsion pezulloi nga detyra anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci. Ai akuzohet se ka falsifikuar dokumentat, pasi ka fshehur shkarkimin e tij në vitin 1997 si gjyqtar.
Gjatë ushtrimit të detyrës si anëtar i KPA, ai ka qënë kryesues, relator i çështjes ose anëtar i trupit gjykues të dhjetrave magjistrantëve, të cilët janë shkarkuar nga detyra.
Exit sjell më poshtë emrat e 84 gjyqtarëve e prokurorëve të shkarkuar apo në pritje të vendimit ku pjesë e trupit është gjyqtari Daci.
Magjistrantët e shkarkuar, ku pjesë e trupit gjykues ka qënë Daci.
- Mirela Fana
- Adriatik Llalla
- Sulejman Tola
- Fatos Lulo
- Besim Trezhnjeva
- Fatmir Hoxha
- Altin Xhoxhaj
- Edmond Islamaj
- Bashkim Dedja
- Luan Kaloçi
- Gentian Trenova
- Alma Brati
- Astrit Faqolli
- Antoneta Sevdari
- Adriatik Cama
- Rovena Gashi
- Admir Thanza
- Xhezair Zaganjori
- Gani Dizdari
- Bledar Abdullai
- Elsion Sadiku
- Artan Broci
- Gentjan Medja
- Nertina Kosova
- Bujar Hoti
- Artur Malaj
- Valbona Bala
- Ahmet Jangulli
- Sotiraq Lubonja
- Arben Dollapaj
- Alma Liçaj
- Ramadan Troci
- Entela Prifti
- Artur Ylli
- Arben Selmani
- Fatos Qato
- Izet Kadana
- Besnik Cani
Magjistratët në pritje të vendimit, ku pjesë e trupit gjykues është Daci.
- Alma Kolgjeka
- Agron Valva
- Arben Zefi
- Alfred Gjoni
- Ana Gollosha
- Genci Sinjari
- Artan Bajrami
- Donika Prela
- Hysni Demiraj
- Dritan Peka
- Arqile Koça
- Fatmir Lushi
- Çlirim Shahini
- Irma Balli
- Edison Ademi
- Dritan Seci
- Albina Spaha
- Ferdinand Elezi
- Roland Jaupaj
- Aleksandër Muskaj
- Idriz Mulkurti
- Evelina Qirjako
- Eugen Beci
- Shkëlzen Cena
- Manjola Kajana
- Enkelejdi Hajro
- Kastriot Selita
- Gurali Brahimllari
- Arben Pasho
- Ramiz Lala
- Regleta Panajoti
- Petrit Cano
- Alfred Agolli
- Artan Madani
- Adrian Ylli
- Elvin Gokaj
- Ilir Mustafaj
- Hysni Vata
- Luan Hasnezi
- Dhurata Haveri
- Përparim Kulluri
- Brunilda Malo
- Astrit Haxhialushi
- Arben Vrioni
- Agim Bendo
- Marjana Velçani
Disa prej tyre i kanë dërguar çështjet e tyre në Gjykatën e Strasburgut, për shkak paligjshmërisë së emërimit të anëtarëve të KPA, gjë që cenon procesin e rregullt ligjor.
Nëse Daci dënohet, të gjitha vendimet e vetingut ku ai ka qenë pjesë bëhen të pavlefshme e duhet të ribëhen—jurisprudenca e GJENDJ ka vendosur se ligjshmëria e një procesi është e cënuar nëse gjyqtari, i cili ka dhënë vendimin, është zgjedhur në mënyrë të paligjshme.