Shumica dhe opozita dakord: Sistemi zgjedhor nuk ndryshon

Nga Exit News
Shumica dhe opozita dakord: Sistemi zgjedhor nuk ndryshon

Sistemi zgjedhor në vend nuk do të ndryshojë.

Burime për Exit News kanë raportuar se përfaqësuesit e opozitës dhe të shumicës në Këshillin Politik kanë rënë dakord të bëjnë ndryshime të natyrës administrative, por jo të ndryshojnë sistemin zgjedhor.

Ndryshimi i sistemit zgjedhor ishte një propozim i grupi Parlamentar ‘Demokrat’, opozita në parlament, e cila dorëzoi katër propozime për ndryshimet në sistemin zgjedhor.

Më 21 maj, kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri e bëri të qartë se nuk do të ketë ndryshim të sistemit. Gjatë fjalës së tij në kuvend ai tha se nëse bëhen ndryshime të sistemit zgjedhor, atëherë ‘shpërbëhet Kushtetuta”.

Më 11 janar, në një dalje për mediat, Kryetari i PD-se Lulzim Basha tha se opozita ka vendosur të mos e prekë sistemin e tanishëm zgjedhor, por të përqendrohet në betejën për votën e lirë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>