Ministri italian Di Maio: Mos mbyllni kufijtë me Italinë, mos na trajtoni si të sëmurë

Nga Exit News
Ministri italian Di Maio: Mos mbyllni kufijtë me Italinë, mos na trajtoni si të sëmurë

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio ka kundërshtuar hapjen e kufijve vetëm për disa vende dhe moslejimin e shtetasve italianë për të udhëtuar, për shkak të situatës së vështirë që Italia kaloi me Covid-19.

Përveç kësaj, qeveritë në vende të ndryshme të botës kanë këshilluar qytetarët e tyre që të shmangin udhëtimet drejt Italisë.

“Nëse dikush mendon të na trajtojë si lazzaretto (spital për sëmundjet infektive) duhet ta dijë se ne nuk do të mbetemi të palëvizshëm.

Unë e kuptoj konkurrencën midis shteteve, por me kushtin që ajo të jetë e shëndetshme dhe e drejtë,” u shpreh Di Maio.

Ai tha se Italia, megjithë periudhën e vështirë që kaloi, ka vendosur të hapë kufijtë për turistët në 3 qershor dhe pretendon që dhe vendet e tjera të lejojnë italianët në vendet e tyre.

Ministri do të vizitojë në ditët në vijim Gjermaninë, Greqinë dhe Slloveninë dhe do tu shpjegojë homologëve të tij se Italia do të mirëpresë turistët me masa të rrepta sigurie e higjiene dhe se gjithmonë do të jetë transparente për situatën me Covid-19 në vend:

“Unë do t’u shpjegoj kolegëve të mi se Italia është e gatshme të presë turistë të huaj nga 15 qershori dhe se ne do të veprojmë me transparencën maksimale. Situata e brendshme, të gjitha të dhënat për infeksionet, do të jenë gjithmonë publike.

Ne nuk e pranojmë lista e zezë dhe nuk kemi asgjë për të fshehur, përkundrazi. Ne gjithmonë kemi vepruar me përgjegjësi dhe transparencë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.”

Ditët e funidt, qeveria greke njoftoi hapjen e kufijve për 29 vende që prej 15 qershorit, por Italia nuk është pjesë e kësaj liste.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>