Pas 3 muajsh izolim, sot më 1 qershor pjesa më e madhe e bizneseve dhe institucioneve do t’i rikthehen punës.
Ndër të tjera nga 1 qershori, hiqen kufizimet e orareve, për qytetarët dhe bizneset.
Çfarë do të hapet nga 1 qershor?
— Hapen çerdhet dhe kopshtet, të cilat do të funksionojnë sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.
— Hiqen ndarjet ‘zonë e kuqe/jeshile’,
—Hapen kufinjtë tokësorë, pa detyrim vetkarantinimi, përveç rasteve të domosdoshme;
—Hapen plazhet vetëm për hoteleve, ndërsa me 6 qershor do të haoen plazhet për të gjithë qytetarët;
—Hapen këndet e lojrave, palestrat, qendrat e internetit;
—Hapen aktivitetet sportive pa spektatorë;
—Hapen kurset profesionale, edukative dhe argëtuese;
—Hapen kurset e punësimit.
Çfarë do të vazhdojë të qëndrojë mbyllur deri në njoftimin e radhës?
—Klubet e natës;
—Pishinat;
—Teatri dhe kinemaja;
—Tubimet dhe konferencat;
—Dasmat, funeralet dhe organizime të tjera të mëdha.