Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin Rama se pasi i zhvati lekët shqiptarëve tani i ka mbetur të inagurojë 2 herë brenda një viti të njëjtën fermë në Divjakë.
“Është e qartë se subvencionet e AZHBR-së për fermerët si çdo fond publik në Shqipëri janë vetëm në dispozicion të klientëve të Edi Ramës, të miqve dhe oligarkëve të tij”, shkroi kryetari PD-së Lulzim Basha në një postim në Facebook.
Zoti Basha theksoi se pasi vodhën lekët e shqiptarëve, “cirku kryeministror i rikthehet objekteve që ka përuruar më parë me shpresën se shqiptarët do t’i besojnë shfaqjet me regji qëndrore të ERTV-së”.