Mbetjet e Durrësit do të digjen në inceneratorin e Tiranës. “Këto ditë që flasim po kryhet një proces finalizmi dhe negociimi me bashkinë e Durrësit dhe agjencinë shtetërore dhe shumë shpejt brenda javës do kemi një marrëveshje, për të bërë lëvizjen e të gjitha mbetejve në Durrës drejt landfillit të Sharrës’- tha Kryeministri Rama i ftuar në emisionin Open të gazetares Eni Vasili.
Ai sqaroi se problemi me mbetjet në Durrës u krijua sepse qeveria ka mbyllur Porto Romanon, për ta kthyer atë në një park urban. “Pas tërmetit ne menduam kthimin e porto Romanos nga një vendgrumbullim të mbejtjeve në një park të madh”, – sqaroi Rama.