10 qershori është dita me numrin më të lartë të rasteve me Covid-19 në vend, 42 raste të reja.
Që prej datës 9 mars, kur u shënua rasti i parë në vend, data 9 dhe 10 qershor shënuan numrin më të lartë të rasteve me Covid-19.
10 qershori shënon dhe ditën me numrin më të larët të pacientëve të shtruar me Covid-19 në spitalin Infektiv në Tiranë: 46 pacientë, 8 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve të rinj është Tirana, me 21 të infektuar brenda 24 orëve të fundit.
Tirana po ashtu ka numrin më të lartë të ë infektuarve aktivë, 205.
Numri i të infektuarve me Covid-19 është rritur ndjeshëm dy javë pas hapjes së plotë të bizneseve dhe aktiviteteve më 18 maj.