Ky vit ishte menduar të ishte viti i Shqipërisë. Pas vitesh të tëra pune, publikimi në disa nga listat e vendeve që duhet të vizitohen, dhe e kthyer në shtëpinë e shumë festivaleve të muzikës, më në fund viti 2020 pritej të ishte viti më i mirë për turizmin në vend. Derisa erdhi pandemia.
Dhe si pasojë, ndërsa i afrohemi mesit të qershorit, plazhet janë bosh, hotelet dhe restorantet janë ende të mbyllura, dhe shumë vende janë mbyllur plotësisht. Ndërsa udhëtoj nëpër Rivierën Shqiptare nga Vlora në Himarë, shoh vetëm lafene të zbrazura, plazhe të zbrazura.
Kanë mbetur vetëm skeletet e çadrave të plazheve palmë dhe shezlongjet e boshatisura. Është e trishtë të shohësh këtë pamje. Vite të tëra investimesh për të ngritur turizmin, dhe për t’I ofruara pushuesve më të mirën e Shqipërisë duket sikur kanë humbur në rërë.
Me të vërtet mund të kishte disa vende që ishin të shtrenja, ose çmimet mund të rriteshin në verë, por sërish ja vlente të pushojë nën diellin e disa prej palzheve më të bukura në botë, në Rivierën shqiptare.
Sigurisht, peizazhi, plazhet dhe uji i kaltër është akoma aty, por njerëzit nuk janë më.
Askush nuk e di se çfarë do të rezervojë për to pjesa tjetër e sezonit. A do të vijnë njerëzit? A do të arrijnë ndonjëherë aeroplanët e turistëve të etur Suedez? A do të ketë mundësi shqiptarët të përballojnë pushimet në vend? A do të duan ata ta bëjën këtë? Apo do të ketë një valë tjetër të COVID-19 që do të na detyrojë të qednrojmë në shtëpi edhe për tre muaj të tjerë?
Unë shpresoj që disa turistë të vijnë, shpresoj që njerëzit vendas të pushojnë në vend, dhe shpresoj që ata që përpiqen të jetojnë përmes turizmit, të arrijnë të fitojnë dhe t’i mbajnë bizneset e tyre të hapura.
Për ata prej nesh që jetojnë këtu, duhet të bëjmë një përpjekje të vetëdijshme për të mbështetur bizneset familjare në turizëm. Emrat e mëdhenj nuk kanë nevojë për paratë tona (aq shumë), por bizneset e vogla kanë shumë nevojë. Kur ju bleni në një dyqan vendas, nuk paguani vetëm një ushqimin, po ju po blini libra shkollorë për fëmijën e dikujt, po paguani një faturë shëndetësore dhe po vendosni ushqim në tryezën e një familje tjetër. Ju po siguroheni gjithashtu që ato të qendrojnë të hapur dhe të mos mbyllen.
Ndërsa të gjithë ne po mundohemi të kursejmë, më e mira që mund të bëjmë është të mendojmë se ku duam që paratë tona të shkojnë.
Ndaj nëse keni ndërmend të pushoni këtë vit, zgjidhni Shqipërinë. Zgjidh hotelet e vogla ose apartamentet me qira të menaxhuara nfa familjarë, kundrejt hoteleve të mëdhenj, ose restoranteve në pronësi të ndonjë oligarku.
Le t’i ndihmojmë këto biznese të mbijetojnë këtë vit dhe të jenë të gjendje që vitin e ardhshëm ti japin turistëve një përvojë me të vërtetë të mrekullueshme.
Shqipëria është kaq e bukur, sa që nuk keni asnjë arsye për të shkuar diku tjetër jashtë saj.