Gazetari i Balkan Web, Erion Skëndaj deklaroi se gjysma e pacientëve që kanë humbur jetën nga Covid-19, janë infektuar në QSUT.
Në një lidhje direkte, ai tha:
“Ne e kemi thënë në raste analoge që pacientë të tjerë janë prekur nga COIVD kur kanë qenë të shtruar në QSUT. kur bëhet abdetimi i informacioneve të Ministrisë, nuk thuhet se ata u prekën në spital.
Nëse kemi pasur 20 vdekje nga 1 maji, 10 prej këtyre vdekjeve, kanë ardhur pas infektimit të tyre në spitale. Pra gjysma e rasteve fatale, i përkasin të shtruarve në QSUT”
Në lidhje me rastin e 34 vjeçares, e cila humbi jetën mëngjesin e sotëm, Skëndaj tha se ajo ishte infektuar në QSUT, ku po kurohej për sëmundje të tjera.
“Viktima kishte covid të gradës së tretë. Ishte e inubuar, në gjendje të rëndë. Vajza ka qenë e shtruar në spital kur është prekur nga COVID. Këto nuk janë burime zyrtare, por kërkojmë informacione zyrtare nga ministria.”