Liderët e Kosovës e Serbisë ‘samit virtual’ me Merkelin e Macronin para rinisjes së dialogut

Nga Exit News
Liderët e Kosovës e Serbisë ‘samit virtual’ me Merkelin e Macronin para rinisjes së dialogut

Në 10 korrik, liderët e Kosovës e Serbisë dhe liderët e Gjermanisë e Francës, Merkel dhe Macron, do të bisedojnë virtualisht për rinisjen e dialogur Kosovë-Serbi.

Sipas zyrës së presidentit francez, ky ‘samit virtual’ ka për qëllim uljen e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, para takimit në Bruksel për rifillimin e negociatave, parashikuar në 12 korrik.

Nuk dihet ende se kush do ta përfaqësojë Kosovën, por gjasat janë të larta që në takim të marrë pjesë kryeministri Hoti.

Pas anulimit të takimit me delegacionin serb në Uashington, për shkak të publikimit të akuzave për krime lufte ndaj Thaçit, Hoti deklaroi publikisht se është i gatshëm të rinisë dialogun me Serbinë, edhe pa presidentin Thaçi.

Samiti virtual do të pasohet nga një takim zyrtar në Bruksel, në 12 korrik, ku delagacionet e Kosovës dhe Serbisë do të rinisin zyrtarisht negociatat me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>