Presidenti Ilir Meta, në përfundim të një aktiviteti publik, është shprehur mosbesues për refuzimin e kryeministri Rama ndaj propozimit të opozitës jashtëparlamentare për listat e hapura.
“Nuk e besoj të jetë refuzuar një propozim i tillë i Bashës nga kryeministri Rama, besoj është lajm i rremë.” – tha Meta, i cili përgëzoi propozimin e ardhur nga opozita.
Kryeministri Rama, rreth 20 minuta përpara deklaratës së Presidentit, përmes një shënimi në Twitter ftoi PD-në të mbështesë ndryshimet kushtetuese të miratuara në Këshillin e Legjislacionit, për të vijuar pas diskutimin për propozimet e opozitës jashtëparlamentare.