Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 57-vjeçarit Gëzim Saraçi, një ditë më parë, në Gjirokastër.
I arrestuari, pas 6 orë operacion nga policia, është Mihal Thimjo nga Derviçari.
Në 5 gusht, viktima Saraçi dhe Thimjo kanë debatuar për një sherr banal. Thimjo e ka goditur me sende të forta 57-vjeçarin, duke e vrarë atë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën rurale Polican-Suhë.
Thimjo akuzohet për veprën penale vrasje me dashje.