Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ndaloi gjyqtaren Regleta Panajoti të jetë pjesë e garës për Gjykatë Kushtetuese.
Në mbledhjen e zhvilluar të hënën, KED vendosi të përjashtojë gjyqtaren Panajoti nga gara për Gjykatën Kushtetuese pasi ajo dha dorëheqje nga posti i gjyqtares.
Më herët, Kolegji i Posaçëm i Apelimit pushoi rivlerësimin për gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Regleta Panajoti.
Disa javë më parë gjyqtarja Panajoti dha dorëheqje nga posti, kërkesë e cila u pranua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Regleta Panajoti u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në shtator të 2019, por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik, duke argumentuar se zonja Panajoti nuk ka bërë deklarim të saktë dhe nuk justifikon të ardhurat e saj.
Në në një artikull të mëparshëm Exit theksoi se konfirmimi i gjyqtares Panajoti cënon besimin e publikut në institucionet e vetingut.