Qeveria e Avdullah Hotit erdhi në pushtet i mbështetur nga lista serbe, ndryshe nga qeveria e mëparshme e Albin Kurtit, i cili nuk ka marrë asnjë votë nga deputetët serbë.
Në një postim në Facebook, drejtuesi i qendrës Lëvizja Vetevendosje në Tiranë, Boiken Abazi shkruan se qeveria e Kurtit mori 66 vota në parlament nga të cilat asnjë nga deputetët serbë.
“Në Tiranë, disa mashtrues profesionistë po përhapin shpifjen se qeveria Kurti u votua me vota të Listës Srpska në Kosovë. Qeveria Kurti mori 66 vota në Kuvend kur u formua më 3 shkurt 2020, dhe asnjë prej 66 votave nuk ishte nga deputetët e Listës Srpska, dhe as nuk kishte marrëveshje koalicioni me Listën Srpska.”
Abazi shton se qeveria e Hotit është votuar dhe prej deputetit Etem Arifi, mandati i të cilit kundërshrohet për shkak se është i dënuar për vepër penale.
Të mërkurën parlamenti i Kosovës votoi me 61 vota pro qeverinë e re të Avdullah Hotit.