
Agjensia britanike e ilaçeve i kërkoi të mërkurën infermierëve dhe mjekëve që të mos vaksinojnë kundër Covid-19 qytetarët të cilët vuajnë nga alergji.
Njoftimi erdhi një ditë pasi vaksina kundër Covid-19 filloi të përdorej për qytetarët.Si rezultat, Agjensia lëshoi këtë lajmërim për spitalet, të mos vaksinojnë këta individë.
Të martën një 90 vjeçare nga Irlanda u bë personi i parë që vaksinohet nga Covid-19 në botë.Sipas BBC, Margaret Keenan pohoi se ajo ishte shumë “e privilegjuar” që po vaksinohej.
Britania e Madhe do të vaksinojë fillimisht grupet më të rrezikuara, të cilat përfshijnë të moshuarit dhe stafi spitalor. Të hënën mbërritën vaksinat e para në Britaninë e Madhe.