Ish-kreu i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj ka kërkuar ndryshimin e trupës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, e cila po gjykon përjashtimin e tij për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.
Në seancën e së mërkurës në KPA, Malaj pretendoi se po trajtohet në mënyrë të padrejtë nga anëtarët e trupës: Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama.
Po ashtu, Malaj akuzoi dhe trupën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e cila e ka përjashtuar për 15 vjet nga sistemi, si ‘të ndikuar politikisht’. Ai akuzoi anëtarët e KPK-së se nuk i ishin përgjigjur kërkesave të tij gjatë procesit.
Malaj kërkoi në KPA rrëzimin e vendimit të KPK-së.
Gjatë seancës, ish-gjyqtari kërkoi të merrte si dëshmitarë trupën e KPK-së, por kërkesa nuk u pranua.
Pas rrëzimit të kërkesës, Malaj kërkoi dhe përjashtimin e trupësë së KPA-së.
Seanca e radhës për Malajn do të zhvillohet në 9 shkurt. Ndërkohë një trupë e KPA-së do të shqyrtojë kërkesën e Malajt për përjashtim të trupës gjykuese.
Në 27 korrik 2020 Alaudin Malaj dha dorëheqjen nga detyra, teksa procesi i vetingut për të kishte nisur.
Në 16 shtator 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vetingut për Malajn dhe përjashtimin e tij për 15 vjet nga drejta për t’u bërë pjesë e sistemit gjyqësor.