Alaudin Malaj kërkon ndryshimin e trupës së Kolegjit të Apelimit

Nga Exit News
Alaudin Malaj kërkon ndryshimin e trupës së Kolegjit të Apelimit

Ish-kreu i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj ka kërkuar ndryshimin e trupës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, e cila po gjykon përjashtimin e tij për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Në seancën e së mërkurës në KPA, Malaj pretendoi se po trajtohet në mënyrë të padrejtë nga anëtarët e trupës: Rezarta Schuetz, Sokol Çomo,  Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama.

Po ashtu, Malaj akuzoi dhe trupën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, e cila e ka përjashtuar për 15 vjet nga sistemi, si ‘të ndikuar politikisht’. Ai akuzoi anëtarët e KPK-së se nuk i ishin përgjigjur kërkesave të tij gjatë procesit.

Malaj kërkoi në KPA rrëzimin e vendimit të KPK-së.

Gjatë seancës, ish-gjyqtari kërkoi të merrte si dëshmitarë trupën e KPK-së, por kërkesa nuk u pranua.

Pas rrëzimit të kërkesës, Malaj kërkoi dhe përjashtimin e trupësë së KPA-së.

Seanca e radhës për Malajn do të zhvillohet në 9 shkurt. Ndërkohë një trupë e KPA-së do të shqyrtojë kërkesën e Malajt për përjashtim të trupës gjykuese.

Në 27 korrik 2020 Alaudin Malaj dha dorëheqjen nga detyra, teksa procesi i vetingut për të kishte nisur.

Në 16 shtator 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vetingut për Malajn dhe përjashtimin e tij për 15 vjet nga drejta për t’u bërë pjesë e sistemit gjyqësor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>