
Qeveria e re e Kosovës është e paligjshme për kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Ndaj ka vendosur të mos pranojë dorëzimin e detyrës ndaj Avdulla Hotit.
Hoti u mandatua nga Presidenti Hashim Thaçi për të formuar qeverinë e re. Parlamenti e votoi atë me 61 vota nga 120 deputetë në total.
“Nuk do ta bëj pranim-dorëzimin, sepse nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova, ndërkohë që edhe u dorëzua te presidenti. Ne vazhdojmë betejën. Do të kthehemi përsëri e shumë shpejt.” – tha Kurti.