Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë Albin Kurti u takua të mërkurën me kreun e Partisë Demokratike në Shqipëri Lulzim Basha.
Kurti zhvilloi takimin me Bashën në selinë blu.
Pas takimit të tyre Basha reagoi në Facebook duke thënë se e uroi Kurtin për “fitoren e zgjedhjeve parlamentare dhe modelin që Kosova i dha Shqipërisë dhe gjithë rajonit për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve edhe pse në kushte pandemie”.
Ai tha se biseduan për sfidat që Shqipëria dhe Kosova.
“Nënvizova gjatë takimit me zotin Kurti nevojën jetike që ka Shqipëria për ndryshim në zgjedhjet e 25 prillit dhe e garantova se nesër si kryeministër i Shqipërisë do të bëj gjithçka për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin me Kosovën në funksion të zhvillimit ekonomik, punësimit, njohjes së saj nga vende që ende se kanë bërë si dhe anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare”, tha Basha.
Kreu i LVV Albin Kurti vizitoi Shqipërinë të martën më 2 mars në Lezhë për 577 vjetori e Beslidhjes së Lezhës.
Të mërkurën ai nisi takimet në Tiranë ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.
Nga zyrat e LVV në Shqipëri Kurti dha një deklaratë për mediat, ku tha se “do të ketë marrëdhënie të mira me kryeministrin e ri të Shqipërisë pas zgjedhjeve të 25 prillit”.
Kurti njoftoi se do të prezantojë 3 kandidatë të LVV në Shqipëri të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.