Albpetroli ka ndërprerë njerrjen e naftës se pse puset janë të mbushura. Kjo situatë, njoftoi Minsitrja e Infrastrukturës Balluku ka ardhur si pasojë e uljes së çmimit të naftës në tregun ndërkombëtarë.
“Një çështje tjetër që ka të bëjë me naftën, më të goditur është edhe situata e Albpetrol, e gjendur në një situata shumë të vështirë pasi çmimi ka arritur në nivelin më të ulët shpesh herë edhe negativ, kemi qenë të detyruar që për shkak të depozitave të mbushura puset të mos jenë më operative. Ndërkohë që është pezulluar deri në një vendim të dytë procesi i ristrukturimit”, tha Ministrja Balluku gjatë seancën plenare.
Çmimi i naftës në tregun e huaj ka arritur në nivelin më të ulët në histori, si shkak i uljes së kërkesës dhe rritjes së rezervave të naftës. Çmimi i naftës ka rënë deri në nivel negativ.
Ulja e çmimit ka ardhur si pasojë e uljes së kërkesës së tregut, duke qënë se pjesa më e madhe e njerëzve janë në karantinë dhe rezervat e naftës kanë tejkaluar kapacitet mbajtëse.