Aleksandër Vuçiç vaksinohet me vaksinën kineze Sinopharm

Nga Exit News
Aleksandër Vuçiç vaksinohet me vaksinën kineze Sinopharm

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç u vaksinua të martën kundër koronavirusit, për të inkurajuar vaksinimin mes grupeve skeptike në Serbi.

Nga pamjet e trasmetuara nga vetë Vuçiç në profilin e tij në Instagram, duke se ai u vaksinuar me një dozë të vaksinës Sinopharm të zhvilluar në Kinë.

Mora vaksinën dhe ndihem mirë. Vaksina është jetë. Unë kërkoj nga të gjithë njerëzit në Serbi që të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur. Faleminderit punonjësve tanë të mrekullueshëm shëndetësorë për gjithçka që bëjnë për njerëzit tanë dhe për Serbinë,” shkruajti ai në rrjetin Twitter.

Presidenti populist kishte premtuar se do të vaksinohej  muaj më parë, por për arsye që nuk dihen e shtyti vendimin.

Vonesa bëri që të spekulohet në mediat sociale se ai kishte frikë nga vaksinat, se nuk u besonte atyre ose se ishte vaksinuar fshehurazi qyshmë parë.

Hezitimi i perceptuar nga ritikët e tij ndihmoi në rritjen e lëvizjes kundër vaksinimit në Serbi.

Serbia ka një nga nivelet më të larta të vaksinimit antiCOVID në Evropë, falë blerjeve të mëdha të qeverisë të vaksinës kineze Sinopharm.

Ajo  po përdor gjithashtu vaksinën ruse Sputnik V dhe vaksinat e zhvilluara nga Pfizer-BioNTech dhe Oxford-AstraZeneca.

Rreth 1.5 milion nga 7 milion banorët e Serbisë kanë marrë të paktën një dozë vaksine deri më tani.

Udhëheqësi serb ia ka mveshur suksesin e vaksinimit së vaksinimit marrëdhënieve të tija “miqësore” me presidentin kinez Xi Jinping dhe presidentin rus Vladimir Putin.

Vuçiç ka deklaruar se presidenti rus ndërhyri personalisht  për të ndihmuar Serbinë të merrte furnizime të menjëhershme të Sputnik V.

Serbia ishte vendet e para evropiane që miratoi dhe filloi të përdorë si vaksinat Sinopharm ashtu edhe Sputnik V.

Rregullatori i Barnave të Bashkimit Evropian nuk kanë autorizuar ende përdorimin e tyre.

Serbia ka raportuar rreth 5,500 vdekje të lidhura me virusin gjatë pandemisë dhe pavarësisht fushatës së vaksnimit, ka regjistruar nivele të larta infektimesh.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>