Albin Kurti takohet me Vjosa Osmanin: Qeveria Kurti 2, sa më shpejt

Albin Kurti takohet me Vjosa Osmanin: Qeveria Kurti 2, sa më shpejt

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar të dielën me Vjosa Osmanin, Glauk Konjufcën, Donika Gërvallën dhe Saranda Bogujevcin.

Në një deklaratë për televizionin T7 ai tha se takimi ka patur në qendër procesin zgjedhor dhe konstituimin e institucioneve të reja.

Gjithçka do të shkojë, sa më shpejt që të mundet nga ana jonë. Të vetmet kufizime janë ato që kanë të bëjnë me aspektin procedural”, ka deklaruar kreu i VV’së.

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, bashkë me iniciativën e Vjosa Osmanit, kanë fituar zgjedhjet e 14 shkurtit.

Osmani u tregua më pak specifike dhe tha se kishin biseduar për “shumë tema, për të ardhmen.”

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49.95 për qind të votave, duke siguruar 58 vende në Kuvendin e Kosovës.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>