Alket Hyseni kryetar i Komitetit Hetimor për shkarkimin e Metës

Nga Exit News
Alket Hyseni kryetar i Komitetit Hetimor për shkarkimin e Metës

Deputet socialist Alket Hyseni do të drejtojë komisionin hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Ndërsa nënkryetari i komisionit do të jetë Myslym Murrizi.

Komisioni Hetimor do të miratohet sot, 7 maj, në Kuvend. Ai do të ketë afat 1 mujor.

Nisma për shkarkimin e tij u nis nga 49 deputetë socialist me justifikimin se Meta ka shkelur detyrimin kushtetues për paanshmëri politike gjatë zgjedhjeve parlamentare.

Kryeministri Edi Rama më parë u shpreh se Meta do të shkarkohet nga ky Kuvend, pa pritur vendosjen e Kuvendit të ri më 9 shtator.

Për këtë çështje lexoni më shumë këtu, ketu dhe këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>