Ambasada amerikane reagoi të mërkurën në lidhje me publikimin, një ditë më parë, të raportit të OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet e 25 prillit.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Ambasada shkruan se ka mbajtur shënimet gjetjet e raportit.
Ambasada shton, pa shumë specifikime, se inkurajon institucionet të zbatojnë rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR mbi përmirësimin e zgjedhjeve.
“Nxisim të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri,” lexon e vetmja fjali deklarative e Ambasadës.
Ndryshe nga deklarata e Ambasadës së Bashkimit Evropian apo ajo britanike, që kërkoi hetimin e rasteve të shit-blerjes së votave përdorimit të të dhënave përsonale deklarata e ambasadës amerikane ishte e shkurtër dhe jo specifike.