Ambasada Amerikane postoi sot në Facebook përmbledhjen e të gjitha videove që flasin për reformën në drejtësi.
Prej 22 korrikut ambasada ka propaganduar mbarëvajtjen e reformës në drejtësi duke postuar video përshkruese, por jo analizuese.
Deri më sot ajo ka postuar 5 video ku shpjegohet: Reforma në drejtësi, Procesi i rivlerësimit, krijimi dhe funksioni i Gjykatës Kushtetuese, Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Në postimin e sotëm, ambasada publikoi një listë me videot për reformën në kanalin e saj në Youtube.
Sipas videove të pulikuara propagandohet se “gjithcka po shkon mbarë në reformën në drejtësi” dhe se “reforma do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë përpara ligjit”.
Reforma në Drejtësi nisi tre vite më parë, por që nga hyrja në fuqi Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë janë jashtë funksionit, ndërsa Gjykata e Posaçme, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, Byroja Kombëtare e Hetimit, Struktura e Posaçme Antikorrupsion, ende nuk janë ngritur duke shkelur çdo afat kushtetues.
Më poshtë sjellim komente të mëparshme në Exit.al rreth video-postimet e ambasadës rreth reformës:
- Ambasada amerikane bën deklaratë të dyshimtë për “veting rigoroz” për Gjykatën Kushtetuese
- Ambasada Amerikane publikon video keqinformuese mbi reformën në drejtësi
- Ambasada Amerikane shpjegon vetingun me një tjetër video për reformën në drejtësi
- Ambasada amerikane vazhdon keqinformomin për reformën në drejtësi, tjetër video propagandistike
- Ambasada amerikane shpjegon Byronë e Hetimit pa thënë se pse nuk është formuar ende ajo