Ambasadori gjerman në Prishtinë: Nuk ka liberalizim vizash me Kosovën brenda këtij viti

Nga Exit News
Ambasadori gjerman në Prishtinë: Nuk ka liberalizim vizash me Kosovën brenda këtij viti

Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk ka gjasa të ndodhë brenda këtij viti sipas ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde.

Në një intervistë për Klan Kosovën, ai tha se janë disa shtete që vijojnë të mbeten skeptike për liberalizimin e vizave me Kosovën ndonëse ai nuk i përcaktoi se cilat ishin.

Gjithmonë i kemi thënë qeverisë kosovare se është e rëndësishme që të ulet së bashku me këto vende dhe t’i bindë ato. Në këtë aspekt, Kosova duhet të punojë. Bashkimi Europian përbëhet nga 27 vende anëtare dhe për vendime të gjitha duhet të jenë në bord. Ne po punojmë që kjo të ndodhë, por unë s’e besoj që kjo do të ndodhë para Krishtlindjeve”, tha Rohde.

Deklaratat e Rohdes vijnë pas deklaratës së një jave më parë të Këshillit Europian ku nuk thuhej asgjë konkrete mbi liberalizimin e vizave por kërkohej forcimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>