“Lul Berisha u lirua gabimisht më herët nga burgu. Mergjithëse u procedua drejtori dhe juristi i burgut, Berisha është i lirë. Shullazi thuhet se vijon të bëjë trafik droge nga qelia. Balili ia ka dalë prej 18 muajësh t’i shpëtojë drejtësisë. Shkaku? Paaftësia e policisë, prokurorisë e Ministrisë së Drejtësisë.”
Kjo ishte deklarata e ambasadorit amerikan Donald Lu drejtuar insitucioneve shtetërore, sot në një aktivitet të organizuar me rastin e 20 vjetorit të Shkollës së Magjistraturës.
Amabsadori Lu i bëri thirrje policisë të sigurojë rendin e të luftojë bandat kriminale si të vetmen mundësi për të pastruar Shqipërinë nga droga, krimi dhe korrupsioni:
“Katër klane kryesore që kontrollohen nga 20 familje kriminale menaxhojnë operacionet kriminale, ku përfshihen trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave dhe pastrimi i parave.
Sfida më e madhe është ende përpara. Derisa peshqit e mëdhenj të arrestohen, ndiqen penalisht dhe të futen në burg, kanabisi do të kthehet. Gjyqtarët do të marrin rryshfet dhe zyrtarët qeveritarë do të korruptohen.”
Zoti Lu po ashtu dënoi faktin se shumica e të arrestuarve “i shpëtojnë” drejtësisë dhe nuk marrin dënim, e mes të dënuarve nuk është asnjë “peshk i madh”:
“Në 2016 u arrestuan 1940 persona por më pak se 100 u dënuan tek Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërkohë nuk është arrestuar apo dënuar asnjë peshk i madh.”
Deklaratat e forta të ambasadorit amerikan vijnë pas një jave plot me atentate kriminale dhe rikthim të përplasjeve mes bandave në disa qytete të vendit.