Ambasadori Soreca: BE do të japë 34 milionë euro për reformën në drejtësi

Ambasadori Soreca: BE do të japë 34 milionë euro për reformën në drejtësi

Bashkimi Evropian do të japë 34 milionë euro për tre vitet e ardhshme si mbështetje për reformën në drejtësi. Lajmi u bë publik nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, me anë të një postimi në Twitter.

As njoftimi i ambasadorit dhe as faqja zyrtare e Delegacionit të Be-së, nuk japin asnjë informacion shtesë për këtë fond prej 34 milionë eurosh.

Në përgjithësi, deri më tani, reforma në drejtësi është dëmtuar dhe penguar nga çështjet financiare. Në shtator 2017, qeveria Rama uli me 40 për qind fondet për institucionet e vetingut, duke siguruar që në krye një fillim të ngadalshëm të zbatimit të reformës.

Më pas në shtator 2018, qeveria uli me 20 për qind buxhetin për Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Megjithatë, fondet e premtuara nga BE-ja janë të papërfillshme krahasuar me kostot e sistemit të ri të drejtësisë.

Që nga fillimi i këtij viti, pagat e magjistratëve janë dyfishuar dhe  kushtojnë 4.5 miliardë lekë në vit, rreth 35 milionë euro, nga 13,6 milionë euro që kushtonin deri më tani.

Duke përfshirë pensionet dhe shpenzimet e tjera, i gjithë sistemi i drejtësisë pas reformës do të na kushtojë 9 miliardë lekë në vit, pra rreth 70 milion euro, ose sa 0,7 për qind e prodhimit të brendshëm (PBB).

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>