Fluturimet nga 26 shtete të Europës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të pezullohen për 30 ditët e ardhshme, duke nisur nga e premtja.
Vendimi u mor nga Presidenti Donald Trump si masë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.
Nga ky urdhër, përjashtim do të bëjë vetëm Britania e Madhe, e cila do të vazhdojnë fluturimet si zakonisht, por me kontrolle të shtuara në aeroport.
Vendimi prek këto vende: Itali, Austri, Belgjikë, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Islandë, Letoni, Çeki, Lihteshtein, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi dhe Zvicër.
Vendimi i Trumpit erdhi pak orë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e pandemisë globale duke parashikuar përhapjen e shpejtë të infeksionit me koronavirusin e ri në javët e ardhshme.
“Ka rëndësi se si përgjigjesh ndaj koronavirusit dhe ne po përgjigjemi me shpejtësi dhe profesionalizëm të madh,” tha Presidenti Trump, duke shprehur besimin se masat e rrepta janë të nevojshme për të ndaluar përhapjen e virusit.
Deri tani numri i të prekurve nga koronavirusi në SHBA është 1312, ndërsa numri i të vdekurve është 38 persona.
Ndërsa në Europë, të gjithë shtetet janë prekur, përveç Kosovës dhe Malit të Zi.
Për t’u informuar më tepër rreth koronavirusit mund të lexoni:
– 9 pyetjet më të shpeshta rreth koronavirusit (kliko këtu)
– Kur duhet të shqetësohemi për koronavirusin (kliko këtu)
– Kush dhe si duhet të vetë-karantinohet? (kliko këtu)
– Masa më e efektshme për parandalimin e prekjes nga koronavirusi (kliko këtu)
– Të gjitha masat e qeverisë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit (kliko këtu)