Deklarata e këshilltarit të Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, se disa ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë kryer krime gjatë luftës, ka sjellë një mori reagimesh negative në publik.
Ndërkohë analisti Fatos Lubonja, mbështeti deklaratën e zotit Gashi me argumentin se nëse nuk respekton viktimat e pafajshme, nuk respekton viktimat e tua.
I ftuar në një rubrikën Opinion në News 24, Lubonja pohoi se Serbia tashmë kishte një gjykatë speciale për të dënuar kriminelët e saj gjatë luftës ndërsa Kosova nuk e ka një të tillë.
“Një shqetësim të madh që ndjeva ndaj sulmeve që ju bënë Shkëlzen Gashi, këshilltar i Kurtit por edhe shkrimet për krimet në ish- Jugosllavi. Nëse nuk respekton viktimat e pafajshme nuk respekton as viktimat e tua.
Ata (Serbia) kanë hapur gjykatat e tyre për të dënuar kriminelët e tyre. E vetmja është Kosova që nuk ka hapur gjykatë për krimet e shqiptarëve.”
Lubonja kritikoi kryeministrin e Kosovës, Kurtin për shkarkimin e Gashit, duke pohuar se priste që ai të ishte “të ishte një emancipues, çlirues të kësaj kulture të muisharrësve”.