Angli, dënohen 7 shqiptarë për trafikim kokaine me vlerë 3 milionë paund

Angli, dënohen 7 shqiptarë për trafikim kokaine me vlerë 3 milionë paund

Shtatë shqiptarë, anëtarë të një bande droge, që u kapën me kokainë në vlerën e 3 milionë paundëve, janë dënuar me nga katër deri në tetë vjet burg në Oksford të Anglisë.

Ata u akuzuan për “pjesë e një rrjeti të organizuar kriminal të angazhuar në trafikimin e sasive të mëdha të kokainës së pastër e të një cilësie të lartë”.

Rreth një vit më parë, dy shqptarë 21 dhe 27 vjeç u kapën nga policia angleze me 12 kilogramë kokainë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre u gjetën dhe 20 kilogramë të tjerë. Vlera në treg e sasisë së konfiskuar shkon rreth 3 milionë paund.

Gjatë operacionit u arrestuan dhe pesë shqiptarë të tjerë, pjestarë të bandës, të gjithë nga mosha 21 deri në 31 vjeç. Pjestarët e bandës pranuan që prej vitesh furnizonin qytetin me kokainë, pastërtia e së cilës varionte nga 78 deri në 93 për qind. Ata përdornin banesën për ta ruajtur, përgatitur dhe paketuar lëndën narkotike.

Gjashtë prej të arrestuarve kishin hyrë në Angli në mënyrë ilegale dhe jetonin prej vitesh pa dokumente.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>