Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha për lirim nga burgu.
Sipas BalkanËeb, gjykata ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-gjyqtaren.
Ish-gjyqtarja e Krujës, Hoxha i kërkoi Gjykatës të lirohet nga burgu me argumentin se ka djalin autik dhe gjendja e tij është e rënduar.
Më herët, gjykata e posaçme vendosi të lërë në burg ish-gjyqtaren Hoxha.
Ajo u arrestua nga SPAK me akuzën e lirimin nga burgu të të dënuarve në shkëmbim të parave. Gjykata e Posaçme vendosi arrest me burg për të. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka kërkuar shkarkimin e saj me argumentin se cënon figurën e gjyqtarit.
Gjyqtarja Hoxha njihet si ‘avokatja mbrojtëse’ që ka mundësuar lirimin e parakohshëm të disa kriminelëve të dënuar me burgim të përjetshëm.
Exit Neës ka shkruar më parë se si gjyqtarja Hoxha ka liruar Endrit Doklen, Hekuran Billon, Genc Tafilin dhe Ilir Pajën, përmes një skeme të njëjtë.