Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi vendimin e shkallës së parë, të hënën, për 17 persona të përfshirë në dosjen 339, pas përfundimit të hetimeve nga SPAK.
Ata u dënuan për tregtim të heroinës në laboratorin e drogës në Has.
GJKKO ka vendosur 125 vite e 2 muaj burg për 17 personat e përfshirë. Mes tyre janë dënuar pjesëtarë të grupit Avdylaj: Altin Avdylaj u dënua me 6 vjet e 8 muaj burg dhe Shkëlqim Avdylaj me 4 vite e 8 muaj burg.
Laboratori i përpunimit të heroinës në Has u zbulua më 19 tetor 2018.
Policia sekuestroi 150 kilogramë heroinë të bërë gati për shitje, dhe një sasi opiumi, lënda bazë për përpunimin e heroinës.
Laboratori ishte ndërtuar në një zonë periferike, në fshatin Brenog brenda dy kapanoneve që më parë përdoreshin si stalla për bagëtitë.
Ka dyshime se laboratori i përket një linje të trafikut të drogave të forta që vepron prej vitesh nga Shqipëria drejt vendeve të BE.
Personat e dënuar me burg nga GJKKO janë:
Gjevi Ndoka 8.8 vite
Altin Avdyli 6.8 vite
Esat Mehmeti 10 vite
Petrit Suljemani 8.8 vite
Sajmir Sulejmani 8 vite
Hajri Seferi 10.8 vite
Orges Jahoelezi 6.8 vite
Shkëlqim Avdyli 4.8 vite
Mario Zeqiri 4.8 vite
Elton Shehaj 4.8 vite
Ardit Gjyriqi 4.8 vite
Admir Hoxha 12 vite
Hekuran Hoxha 10.8 vite
Vehbi Berushi 8 vite
Anila Shuti 2 vite
Xhavit Shyti 8 vite
Flamur Çela 8 vite