Kompania Apple ka vendosur të përfshijë Kosovën në hartën e ‘Apple’. Ajo ka shenjuar kufi të qartë mes shtetit të Kosovës dhe të Serbisë,
Ky vendim erdhi pas një peticioni online, i cili i kërkoi kompanisë të vendosë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në hartën e saj.
Linja që shenjonte kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në hartën e ‘Apple’ ishte e ndryshme nga ajo e kufijve të tjerë, duke e treguar Kosovën si pjesë të territorit serb.
Peticioni, i nisur nga një studente shqiptare në Londër, mblodhi 200 mijë firma. Ky peticion është mbështetur dhe nga këngëtaret e njohura me origjinë shqiptare si Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora.
Në rrjetet e tyre sociale këngëtaret i kërkuan kompanisë të vendosi kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.