Ardian Dvorani largohet nga KED

Nga Exit News
Ardian Dvorani largohet nga KED

Ardian Dvorani nuk do të jetë më pjesë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe kryetar i saj.

Në një letër dërguar KED-së, Dvorani e konsideron të paligjshëm vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për mbarimin e mandatit të tij në Gjykatë të Lartë.

Ai i kërkon zëvendëskryetares së KED, Vitore Tusha të vijojnë procedurat për të plotësuar vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

“Në datën 11 Qershor 2020, KLGJ ka dalë me një vendimmarrje për këtë kërkesë të Presidentit të Republikës. Vendimi përkatës ende nuk është zbardhur dhe e vetmja gjë e bërë publike është se KLGJ ka “vendosur” që gjyqtarit Ardian Dvorani i “ka mbaruar detyrimi të ushtrojë detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë”.

Kjo lloj vendimmarrje, e cila në vlerësimin tim është haptazi e paligjshme, pavarësisht vlerësimeve që po bëj për mundësinë e ndjekjes së kundërshtimit sipas ligjit, sjell si efekt, jo vetëm pengesën që të ushtroj funksionet e gjyqtarit dhe zëvendëskryetarit të Gjykatës së Lartë, por njëkohësisht, së paku, edhe mosqenien time në funksionin e Kryetarit të KED.

Prandaj, sipas rregullave dhe procedurave të parashikuara në ligjin nr.115/2016 dhe në aktet nënligjore normative dhe rregullatorë të KED, do të kërkoja nga Zëvendëskryetarja e KED 2020, znj. Vitore Tusha, si edhe nga anëtarët e tjerë të Këshillit të vlerësojnë menjëherë të gjitha këto rrethana, të marrin nismat përkatëse dhe të kryejnë veprimet e nevojshme paraprake për njoftimin e kandidatëve lidhur me relacionet e përgatitura.”

Siç Exit ka shkruar më parë, me mbarimin e mandatit si anëtar i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani nuk mund të jetë më pjesë e KED.

3 komente

  1. Fatmiri 30 Korrik, 2020 në 5:36 pm

    Hyri si sherbetor ne gjyqesor, sepse nuk eshte gjyqtar karriere, hyri si mashe e Fatmir Xhafes dhe doli si sherbetor i perbetuar dhe pa kompromis. Shume larg figures se zyrtarit korrekt, serioz, me integritet dhe we nneh vetem ligjin. Dvorani njohu vetem partine. Parti-Edver jemi gati kurdohere.

  2. Seferi 21 Gusht, 2020 në 11:51 pm

    KY ESHTE PLAKU MERE I DREJTESISE SHQIPTARE. I VAJTI GJITHE JETA ME MAKINACIONE, HILE JURIDIKE.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme