Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një grup që falsifikonte testet COVID-19 për të krijuar lehtësira qytetarëve të kalonin kufirin.
Janë arrestuar 10 persona, dy prej të cilëve mjekë dhe të tjerët sekserë të agjencive turistike.
Një prej mjekëve mësohet të jetë laborant e QSUT.
Zbulimi i grupit u bë pas denoncimit të një qytetari, i cili pasi bleu testin fiktiv kërkoi të ndryshonte me qëllim gjeneralitetet e tij.