
Policia e Durrësit ka arrestuar mëngjesin e së enjte dy persona të cilët akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.
Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën të ditur se janë arrestuar Romario Xhixha (Urumova) e Eduard Saka dhe është shpallur në kërkim A. Xh., 37 vjeç.
Nga kontrollet në makinën e tyre janë sekuestruar 8 kilogram lëndë narkotike cannabis sativa.
Hetimet pëe këtë rast do zhvillohen nga prokuroria e Durrësit