Policia e Korcës ka arrestuar të enjten 5 persona për trafik të paligjshëm emigrantësh nga shqipëria për në BE, në këmbim të parave.
Të arrestuarit ishin pjesë e një grupi të struktuar për trafikun e emigrantëve. 2 prej anëtarë të këtij grupi u arrestuan disa ditë më parë.
Personat e arrestuar janë:
P. M. dhe K. R., të cilët u kapën tek “Ura e Drithasit”, në Maliq, duke transportuar 26 emigrantë të paligjshëm, si edhe u shpall në kërkim shtetasi R. Ç..
A. F., 44 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq; U. S., 23 vjeç, banues në Vlorë; D. B., 32 vjeç; K. Sh., 29 vjeç dhe R. S., 24 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë.
Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi M. L., 35 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë.